Bogoevski pyetet më shumë se katër orë në Prokurori

Sllobodan Bogoevski sot përgjatë katër orëve ka qëndruar në Prokurorinë Publike si dëshmitarë për rastin “Magjar Telekom”

Se çka u ka thënë Bogoevski prokurorëve mbetet e fshehte zyrtare. Ai është thirrur të dëshmojë për rastin Telekom para Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Ai ditë më pare kishte deklaruar nuk do të komentojë asgjë në lidhje me skandalin “Magjar Telekom”, duke sqaruar se gjithçka që ka pasur për të treguar e ka thënë para komisioni për letra me vlerë. “Unë tashmë kam dëshmuar dhe nëse thirrem përsëri  mbetem në atë që e kam thënë, ka shumë argumente këtu dhe të gjitha janë në dispozicion të prokurorit”, ka thënë Bogoevski.

Ish agjenti Bogoevski në dëshminë e tij që pati dhënë kohë më parë, pohon se ryshfet ka marrë Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Sipas tij, i është dhënë ryshfet edhe Sasho Mijallkovit, në mënyrë që ai të mos i ndjekë penalisht drejtuesit e kompanisë, por edhe VMRO DPMNE-së nga firma “Analitiko”. Sipas dëshmisë së Bogoevskit para gjykatës amerikane, për të gjitha aktivitetet atëherë ka qenë në dijeni edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Të gjithë personalitetet e përfshira në këtë dëshmi, e kanë mohuar përfshirjen e mundshme të tyre në këtë aferë./Portalb

LEXO: Afera Telekom: Miratohet dëshmia e Sllobodan Bogoevskit para gjykatës amerikane

LEXO: Musa Xhaferri: Bogoevski bën shpifje, do ta padis

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button