SHBA ofron 59 milionë dollarë mbështetje për ushtrinë e Libanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bejrut, David Hale deklaroi se vendi i tij do ti japë ushtrisë së Libanit një mbështetje prej 59 milionë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Hale në Bejrut u takua me kryeministrin libanez, Temmam Selam, ndërsa në deklaratën pas takimit ka thënë se vendi i tij do të ofrojë 59 milionë dollarë shtesë për ushtrinë libaneze.

Ai rikujtoi se rreth dy muaj zgjasin protestat në Bejrut kundër “korrupsionit dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës”. Qytetarët e Libanit kanë organizuar protesta masive për shkak të problemeve me mbeturinat në rrugët e Bejrutit pasi kompania për grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave ka ndërprerë punimet duke mbyllur një nga vendgrumbullimet më të mëdha.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Bejrutit më 22 gusht për të protestuar për problemin gjithnjë në rritje lidhur me mbeturinat si dhe kundër abuzimeve nga ana e zyrtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button