Përfaqësuesit e Lëvizjes Besa takohen me Euroambasdorin Aivo Orav

Sot, një delegacion i lartë i Lëvizjes BESA, në krye me Bilall Kasamin dhe anëtarin e Trupit Koordinues, Afrim Gashi kanë realizuar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav.

Mes tjerash në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni.

Përfaqësuesit e Besës para euroambasdorit Orav shpalosën oreintimin e politikave të Lëvizjes Besa, duke e njoftuar atë edhe për nismën e iniciuar së fundmi me Këshillin Mbipartiak, ku pritet të marrin pjesë të gjitha forcat progresive në vend. Takimi kaloi në një frymë miqësore dhe u shpreh gatishmëria nga të dyja palët që ky komunikim konstruktiv të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Back to top button