Zviceranët tallen me stadiumin tonë: Mirë se vini në një botë tjetër

Ashtu siç pritej, mediet zvicerane janë talluar me stadiumin ku do të përballen kombëtaret e Shqipërisë dhe Zvicrës. Gazeta “Le Matin”, foto-reportazhin e saj për stadiumin “Qemal Stafa” e titullon “Mirësevini në një botë tjetër”.

Shkrimi bën fjalë për ulëset e stadiumit që përveçse mungojnë shumë të tillë edhe ato që janë, janë të papërdorshme. Shtylla që ndriçon fushën duket sikur do bjerë nga momenti në moment.

“Mirësevini në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, ku ekipi zviceran luan sonte për Kupën e Botës “Brazil 2014”. «Le Matin» mundi sot të futet në stadium, ndërsa ishin duke u zhvilluar përgatitjet e fundit”, shkruan gazeta “Le Matin”.

“Ja disa foto që ju nuk do të keni mundësi t’i shihni sonte në televizorin tuaj. Nëse stadiumi i përmbush standardet ndërkombëtare, kjo është një pyetje tjetër…”, shkruan gazeta zvicerane./ Shekulli Online

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images14/5/1513596_pic_970x641.jpg?resize=612%2C459

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images14/5/1513638_pic_970x641.jpg?resize=619%2C462

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images14/5/1513644_pic_970x641.jpg?resize=627%2C468

Lajme të ngjashme

Back to top button