Sela: Të gjithë vuajmë diskriminimin e kësaj udhëheqësie

Në një prononcim për Portalb, numri një i Lëvizjes për reforma-PDSH, Ziadin Sela ka komentuar ngjarjet e fundit të skenës politike me theks daljen në skenë të subjektit të ri politik me emrin “Uniteti”.

“Realisht, duke ndjekur situatën mendojë se duhet pritur, që të pastrohen disa dilema, pa dashur që të paragjykojë askënd. Kjo iniciativë është iniciativë e pastër që synon ta largojë këto lloj politikbërje që BDI e ka ushtruar jo vetëm tani, po prej momentit që është në skenën politike. Po aq duhet për tu sqaruar deklaratat e disa të përmendurve te kjo iniciativë, pa dashur që të përmend emra të përveçëm, të cilët partia i edukoi, siç duket. Një pjesë e tyre nuk ka pasur nevojë te edukohen sepse kanë qenë të vetë edukuar dhe qëllimet kanë qenë vetëm për të fituar ndonjë post ose funksion më tepër”, tha për Portalb Sela.

Prandaj, sipas tij, duhet të pastrohen këto dilema. “Mbetet të shohim sa do të arrijë të tërheqë në iniciativën e tij”, theksoi Sela.

“E vështirë është, e them nga përvoja që kemi iniciuar në PDSH. Të gjithë vuajmë diskriminimin e tyre. Sidomos, nga ata që janë të instaluar në udhëheqësi dhe në ruajtjen e asaj që është personale dhe jo asaj që është e përgjithshme. Por, anëtarësia është ajo që është më me rëndësi. Prandaj, jo rastësisht mu dashtë Kongresi, sepse duhet strukturë për organizime politike. Është në fillim edhe do të shohim si do të rrjedhë”, theksoi Sela.

Sela thotë se “Aleanca për shqiptarët” është e hapur për bashkëpunim, qoftë forma individuale, por edhe si struktura të organizuara politike të cilët duhet t’i përkrahin ato principe që i ka vendosur aleanca./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button