Gruevski e mohon akuzën e Shilegovit: Parcelat në Vodno nuk janë të miat

“As nuk kam qenë, as nuk jam pronar i parcelave në Vodno”, i është përgjigjur Gruevski pyetjes së opozitës, të parashtruar në seancën e parë për pyetje të deputetëve, prej se është kthyer opozita në Kuvend.

“Shilegov ka nxjerrë kryesisht dokumente publike, deri te cilat kanë qasje të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Por nuk jam, as s’kam qenë më herët pronar i parcelave të përmendura në Vodno”, tha Gruevski, pasi Petre Shilegov nga LSDM e ka pyetur se a është i frikuar nga rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të prillit 2016, që parcelat në Vodno ua ka shitur kompanive dhe biznesmenëve të afërt me pushtetin.

Shilegov për ta mbështetur pyetjen e vet, ka treguar dokumente noteriale për shitblerje të tokave, ku nënshkruesit sipas tij, janë persona të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë, por as nuk jetojnë në Maqedoni.

Gruevski ka sqaruar se edhe si ministër i Financave në vitin 2002 nuk ka mundur të shesë toka, sepse tjetër ministri e ka bërë atë, pasi që Shilegov e ka akuzuar se parcelën më të vogël në Vodno në atë kohë e ka marrë nga denacionalizimi dhe shitja e një kompanie në pronësi të një basketbollisti maqedonas.

Shilegov ka thënë që LSDM do të përkushtohet që nëse vjen në pushtet, të sjellë ligj, sipas të cilit të gjitha kompanitë “offshore” apo ato me pronarë të fshehur, do të jenë të obliguar t’i deklarojnë pronarët dhe paratë të cilat janë investuar për themelimin e kompanisë, por edhe llogaritë e tyre, në të kundërtën do të konfiskohen.

Për atë e pyeti Gruevskin se a është i frikësuar nga rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të prillit 2016, që para kohe ia ka shitur tokën me madhësi 11.000 m2 në Vodno, kompanisë që është në pronësi që siç shkruajnë mediumet, të  një biznesmenit të afërt me pushtetin.

Toka më herët ka qenë në pronësi të kompanisë së regjistruar në Belize, “Sirah limited”, nëpërmjet përfaqësuesit në Maqedoni “Sirah Engineering”, drejtor i cilit është i vendosur, sipas opozitës, njeriu i afërt familjari me pushtetin, apo Riste Novaçevski, kumbar i Gruevskit nga martesa e parë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button