U mbajt konferenca “NGO Connection Day – Albania”

Dita kushtuar sektorit të OJQ-ve që u mbajt më 18 shtator, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, e në bashkëpunim me Lëvizjen “Mjaft”, u mundësoi përfaqësuesve të organizatave civile të mësojnë më shumë për mundësinë për të fituar donacione softuerike nga platforma “TechSoup Balkans”. Në këtë ngjarje, që u mbajt në hotelin Tirana International, për herë të parë u prezantua mundësia për sektorin joqeveritar në Shqipëri, gjegjësisht programi për donacione softuerike që realizohet nga ana e fondacionit Metamorfozis, nëpërmjet partnerit Теchsoup Balkans.

hapja

2

Nëpërmjet këtij programi për donacione softuerike, TechSoup Balkans u mundëson organizatave jofitimprurëse dhe bibliotekave publike të fitojnë donacione softuerike. Qëllimi ynë është që çdo organizatë të ketë qasje në teknologjitë, burimet dhe njohuritë për ta përmbushur potencialin e tyre. Platforma Techsoup Balkans ofron një gamë të gjerë të produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe bibliotekat publike.

Fondacioni Metamorfozis beson se teknologjia mund të jetë një forcë e fuqishme që hap mundësi të mrekullueshme për organizatat jofitimprurëse për t’i arritur misionet e tyre në mënyrë sa më të mirë, si dhe për ta përshpejtuar ndikimin e tyre.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga 50 organizata jofitimprurëse nga e gjithë Shqipëria. Ngjarjen e hapën drejtori i Lëvizjes “Mjaft”, njëkohësisht dhe anëtar bordi në Agjencinë per mbështetjen e shoqërise civile në Shqipëri, Aldo Merkoçi, dhe eksperti për TI në Fondacionin “Metamorfozis”, Merxhan Emini.

publiku

1

“Gëzohem që një mundësi e këtillë po prezantohet në këtë konferencë e cila organizohet në Shqipëri për herë të dytë në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis”. Ne gjithmonë i inkurajojmë OJQ-të që ta përdorin teknologjinë si mjet për ta realizuar punën e tyre në mënyrë sa më të shpejtë dhe më të lehtë, pasi që tani një platformë e tillë tani u mundëson OJQ-ve donacione softuerike dhe qasje në teknologjitë më të fundit” – deklaroi Aldo Merkoçi.

“Kjo ngjarje e cila në Shqipëri organizohet për herë të dytë, u kushtohet organizatave të shoqërisë civile për t’u mundësuar që t’i përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e TIK-ut nëpërmjet programeve interaktive, por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që i ofrojnë donatoret e ndryshëm përmes TechSoup Balkans. OJQ-të mund të shfrytëzojnë mundësi të shumta që i ofron teknologjia dhe interneti sot, të cilat mund ta ndryshojnë stilin jetësor, pasi ofrojnë rrugë të shkurtër, me harxhime të pakta drejt arritjes së qëllimit, si dhe riorganizimin e brendshëm dhe komunikimin me grupet e interesit” – deklaroi Merxhan Emini gjatë fjalimit hyrës.

publiku 2

5

Më pas, Adrijana Selmani, asistente e programeve në Fondacionin Metamorfozis, i prezantoi “Përparësitë dhe mundësitë e ofruara nga ana e Techsoup Balkans“. Gjatë prezantimit ajo theksoi: “Në organizatat jofitimprurëse, teknologjia mund ta rrisë produktivitetin, efikasitetin përmes bashkëpunimit më të mirë dhe zgjerimin e shërbimeve për komunitetet e reja dhe individëve në nevojë. Ne në Fondacionin Metamorfozis krijojmë mundësi të reja përmes platformës TechSoup Balkans, me qëllim që OJQ-të ta arrijnë potencialin e tyre të plotë, ta përshpejtojnë ndikimin e tyre, t’i ofrojnë programet dhe shërbimet e tyre në mënyrë më efektive dhe t’i arrijnë misionet e tyre në mënyrë më të mirë.”

prezantim

Pjesa e dytë e ngjarjes u përmbyll me punëtorinë: Teknologjitë për sektorin qytetar, ku përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse kishin mundësinë t’i identifikojnë nevojat e organizatës së tyre për ta zgjedhur dhe për ta zbatuar paketën e duhur softuerike, si dhe për të aplikuar për donacion softuerik në platformën Techsoup Balkans.

4 3

Lajme të ngjashme

Back to top button