Vritet në Irak nga sulmet e koalicionit një lider i DAESH-it

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se gjatë sulmeve ajrore kundër organizatës terroristeDAESH, është vrarë një lider dhe një qytetar francez, anëtarë i organizatës terroriste të Al-Kaeda-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, në një deklaratë me shkrim ka pohuar se një nga drejtuesit e lartë të DAESH, Ebubekir el-Turkmani është vrarë më 10 shtatorë në një sulm ajrorë të forcave të koalicionit në qytetin Telafer, në Irak.

Turkmani ishte drejtues dhe pjesë e organizatës terroriste, Al-Kaeda në Irak, tha Cook dhe më tej shton se vrasja e këtij personi do të dobësojë aktivitetet e DAESH në këtë rajon.

Cook gjithashtu tha se në sulmet ajrore është vrarë edhe David Drugeon, i cili është specialist shpërthimesh. Cook thekson se ky person i cili është qytetar francez është vrarë në muajin korrik të këtij viti gjatë një sulmi të forcave të koalicionit në qytetin e Halepit, në Siri.

Zëdhënësi Cook thotë se Drugeon ishte pjesë e një grupi të quajtur Horasan, grup ky i cili është i lidhur me Al-Kaedën dhe që bën plane për sulme ndaj SHBA-së dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button