Dezertorët e IS-it: Pse e braktisëm ushtrinë e terrorit

Çmimet – Për femrat nga 1 deri në 9 vjeçe, çmimi ishte 172 dollarë, nga 10 deri në 20 vjeçe, 130 dollarë, nga 20 deri 30 vjeçe, 86 dollarë dhe 40-50 vjeçe shiten me 75 dollarë, shkruan Gazeta Shqip.

Indoktrinimi – Një shtetas sirian që ishte bashkuar me grupin radikal për të luftuar regjimin e Assad-it tha se, faza e parë e indoktrinimit të IS-it ishte kursi mbi Sharian

isisShihet si një risi, megjithëse fenomeni duket se ka kohë që ka nisur. Të paktën 60 dezertorë të Shtetit Islamik kanë folur për herë të parë kundër Kalifatit dhe kanë deklaruar se qeveritë perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të nxitur luftëtarët që të tregojnë realitetin.

Sipas “New York Times”, rreth 20 mijë luftëtarë i janë bashkuar grupit xhihadist në Lindjen e Mesme në dy vitet e fundit. Thuajse çereku i tyre janë europianë dhe vlerësohet se nga 25 deri në 40 për qind e tyre janë kthyer në Europë. Një raport i Qendrës së Studimeve Ndërkombëtare mbi Radikalizmin thotë se shumica e dezertorëve jetojnë në fshehtësi për t’i shpëtuar ndëshkimit nga IS-i, por edhe për të shmangur burgosjen në vendet ku ata janë kthyer. Por, sipas raportit, 58 dezertorë nga Europa dhe Australia kanë folur për herë të parë publikisht mbi eksperiencën e tyre.

Arsye, dhuna ndaj vetë myslimanëve

Në listën e arsyeve për të cilat ata thonë se kanë lënë grupin, përmendin edhe dhunën ndaj myslimanëve të tjerë. Dy dezertorë, që zgjodhën të braktisnin IS-in, pasi mësuan se ishin zgjedhur për t’u bërë kamikazë, thanë për BBC-në se brutaliteti i Shtetit Islamik tmerron këdo. Një shtetas sirian që ishte bashkuar me grupin radikal për të luftuar regjimin e Assad-it tha se, faza e parë e indoktrinimit të IS-it ishte kursi mbi Sharian, siç njihet ndryshe kodi i ligjeve islamike. “Por aty nuk ishin parimet e Islamit, aty ishin parimet e Shtetit Islamik. Ata të mësojnë atë që duan ata”, ka thënë ish-luftëtari. Ai ka treguar gjithashtu se, taktikat e IS-it ishin të tilla: “Nëse je kundër nesh, atëherë do të vritesh. Nëse je me ne, atëherë do të punosh me ne. Ti do t’i nënshtrohesh vullnetit tim dhe do të më bindesh mua në çdo rrethanë”, ka treguar më tej ish-luftëtari.

Lista e çmimeve të “xhihadit” seksual

Por, veç makabriteteve të natyrave të ndryshme, duket se edhe “xhihadi seksual” është njëra nga arsyet që i ka çuar shumë ish-anëtarë të IS-it ta braktisin atë. Kështu, e dërguara e posaçme e OKB-së, Zainab Bangura, tha për dhunën seksuale në konflikt se “ndonjëherë këta luftëtarë shesin vajzat që kthehen te familjet e tyre për mijëra dollarë shpërblim”. Tashmë është konfirmuar lista e publikuar kohë më parë e shitjes së grave dhe fëmijëve të komunitetit jezid, duke sjellë detaje, sipas të cilave, për femrat nga 1 deri në 9 vjeçe, çmimi ishte 172 dollarë, nga 10 deri në 20 vjeçe, 130 dollarë, nga 20 deri 30 vjeçe, 86 dollarë dhe 40 deri në 50 vjeçe shiten me 75 dollarë. Konsumatorëve u lejohej të blinin vetëm tri “artikuj”. E dërguara e posaçme e OKB-së, Zainab Bangura, tha se “vajzat shiten si fuçi nafte”. Ndërkaq, studiuesja e “Amnesty International”, Donatella Rovera, tha se më shumë se 40 gra ishin me fat që i shpëtuan IS-it. Tri prej tyre, Bushra, 21 vjeçe, Munira, 17 vjeçe dhe Noor, 22 vjeçe, u dogjën me cigare dhe u detyruan të martoheshin me luftëtarët e IS-it. Emrat e tyre janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin. Të dhënat nga mediat ndërkombëtare dhe burime të pakonfirmuara thanë se edhe një grua nga një vend ballkanik me shumicë myslimane, e marrë nga bashkëshorti në Siri, ka rënë pre e përdhunimit, çfarë ka sjellë indinjatë mes shumë luftëtarëve dhe ka shfaqur natyrën e vërtetë të akteve të IS-it, duke i bërë të marrin vendimin për ta braktisur ushtrinë e terrorit.

IS-i ekzekuton nëntë homoseksualë

Sikurse bëjnë të ditur agjencitë e ndryshme ndërkombëtare të lajmeve, IS-i ka ekzekutuar publikisht të hënën nëntë meshkuj, përfshirë një djalë 15-vjeçar, për arsye se ishin homoseksualë. Ekzekutimet u kryen në Rastan, në provincën e Homsit, në prani të shumë njerëzve. Militantët e IS-it kanë shkatërruar çdo aparat që ka regjistruar këto ekzekutime dhe nuk kanë publikuar “online” pamje nga ekzekutimi i shumëfishtë. Më parë, IS-i ka publikuar video dhe foto ku tregohet se si homoseksualët hidhen nga godina të larta apo vriten me gurë në prani të grumbujve të mëdha me njerëz. Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se IS-i ka ekzekutuar deri tani rreth 30 homoseksualë në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button