Rezultati i zgjedhjeve krahinore, vendimtar për statusin e ardhshëm të Katalonjës

Në krahinën spanjolle, të Katalonjës, të dielen do të mbahen zgjedhjet rajonale të cilat, në varësi nga rezultati, mund të jenë historike dhe përfundimisht të çojnë në shkëputjen nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në Evropë.

Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore, këto zgjedhjet ku katalanasit do të zgjedhin qeverinë e re të krahinës, mund të shndërrohen në diçka shumë më të madhe nëse partitë separatiste të fitojnë një shumicë absolute në parlamentin krahinor dhe e realizojnë premtimin e mëhershëm të tyre, të shpallin pavarësinë nga Spanja brenda 18 muajve nga konfirmimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Deri tani, sondazhet parazgjedhore flasin në favor të faktit se zgjedhjet në Katalonjë mund të nënkuptojnë fundin e Spanjës në formën në të cilën ky vend ekziston mbi 500 vjet. Sipas sondazheve parazgjedhore, dy partitë separatiste në zgjedhjet e së dielës mund të fitojnë rreth 50 perqind të votave, nëse i bashkojnë forcat, që do të thotë se mund të fitojnë vende të mjaftueshme në parlament që do t’ua mundësonte një shumicë absolute, tregon analiza e kompanisë Metroscopia për El Pais, një nga gazetat kryesore spanjolle.

– Makth apo fund i frustrimit

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy javën e kaluar u bëri thirrje votuesve që të dalin në zgjedhjet në një numër sa më të madh. “Duhet të thuani mjaft në mënyrë që këtij makthi t’i vijë fundi”, ka thënë Rajoy para mijëra të mbledhurve në tubimin në qytetin katalan Badalona. Ai vuri në dukje se zgjedhjet e ardhshme janë “një mundësi e madhe e daljes në zgjedhje dhe zgjedhjes së qeverisë e cila mendon për mirëqenien, dhe jo për flamujt dhe trazirën sociale”.

Për separatistët katalanas, votimi në zgjedhjet e së dielës do të thotë fund i frustrimeve shumëvjeçare për shkak të, siç theksojnë përkrahësit e pavarësimit të krahinës, diskriminimeve që kryen qeveria qendrore në Madrid, si dhe e drejta demokratike e rajonit që të vendosë vetë për fatin e saj të ardhshëm.

“Spanja dhe Katalonja thjesht kanë prioritete të ndryshme”, konsideron në një prononcim për AA kryetarja e Komitetit Ndërkombëtar në parlamentin katallan, Elizabeth Castro.

“Ne kemi bërë gjithçka që Madridi të na dëgjojë, por ata refuzuan të dëgjojnë”, theksoi Castro duke shtuar se katalanjasit duan të vendosin vetë për çështjet si arsimi dhe shpenzimi i parave të veta, pas vitesh kur ballafaqoheshin me kërkesat të padrejta të qeverisë qendrore.

“Nuk bëhet fjalë për çështjen etnike. Të gjithë janë të mirëseardhur dhe askush nuk e urren Spanjën, këtu bëhet fjalë për të drejtën për forcë politike”, ka thënë Castro.

Ndërkohë që fushata parazgjedhore po “nxehet”, dhe partitë politike përpiqen të sheshin vizionin e Katalonias së pavarur, pyetja thelbësore është nëse Katalonia, në rast të shpalljes së pavarësisë, do të “përjashtohet” nga Bashkimi Evropian dhe Eurozona.

– (Mos)dalja nga BE-ja dhe Eurozona

Pa përmendur drejtpërdrejt çështjen e Katalonjës, zëdhënësi i kreut të Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, ka deklaruar ditë më parë se shkëputja e çdo rajoni do të thotë edhe dalja e tij nga BE-ja dhe kërkon kërkesë të re për anëtarësimin në Union.

Në anën tjetër, Raul Romeva, kreu i koalicionit separatist “Together for Yes” (Së bashku për “po”) ka deklaruar gjatë debatit të liderëve të partive të shtunën se “BE-ja nuk planifikon të përjashtojë shtatë e gjysmë milionë qytetarë, sepse sipas ligjit këtë nuk mund ta bëjë”.

Parti e re e qendrës në Katalonjë, Ciutadans, mund të fitojë më së shumti vota të atyre që janë për të mbetur në Spanjë, tregojnë sondazhet parazgjedhore. Në TV debatin në fjalë lideri i Ciutadans, Ines Arrimadas, ka thënë: “Zgjohemi çdo ditë me mendimin se do të zgjedhim problemet, e jo të krijojmë të rejat, siç është shkëputja nga Spanja dhe BE-ja”.

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Spanjës, Luis Maria Linde ka deklaruar se në rast të pavarësimit Katalonjës në mënyrë automatike do të dilte nga Eurozona dhe paralajmëroi në ngrirjen e depozitave nëse tensionet vazhdojnë të rriten siç ishte rasti në Amerikën Latine dhe Greqi.

Artur Mas, lideri i aleancës separatiste “Konvergjenca dhe Unioni” dhe presidenti aktual i Katalonjës, tha se deklarata e guvernatores është “politike”.

“Të gjithë jemi të rritur, mos na trajtoni si budallenj, ne tashmë e dimë për çka do të angazhohet Banka në Katalonia”, porositi Mas.

Rajoni i Katalonjës ekonomikisht është rajoni më i zhvilluar spanjoll, ndërsa sipas parashikimeve të disa ekonomistëve, kjo krahinë pritet të jetë edhe më e zhvilluar nëse fiton pavarësinë. Në një raport të think tank organizatës nga Barcelona, Qendra për politikat evropiane, i prezantuar para Parlamentit Evropian theksohet se ekonomia do të rritej edhe më shpejtë, papunësia do të ishte më e ulët, ndërsa pagat do të jenë më të larta 15 vite pas pavarësimit të Katalonjës.

– Çfarë do të ndodhë me La Ligën

Në një deklaratë të përbashkët në fund të javës së kaluar, Shoqata e Bankierëve Spanjolle paralajmëroi se shpallja e pavarësisë do të krijonte pasiguri juridike dhe të çonte në një situatë ku bankat duhet të rishikojnë praninë e tyre në rajon.

Kur është fjala për komunitetin ndërkombëtar, deri më tani presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë përkrahur publikisht Spanjën unike, ndërsa, për shembull, Partia Kombëtare Skoceze mbështeti referendumin.

Në sport, pavarësimi i Katalonjës do të nënkuptonte fundin e rivalitetit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit në ligën spanjolle të futbollit. Udhëheqësit e La Liga-s spanjolle kanë deklaruar se ekipet e Katalonias nuk do të luajë më në garat spanjolle, nëse Katalonjia shpall pavarësinë, ndërkohë që klubi njoftoi se nuk dëshiron të marr pjesë në këtë debat.

Megjithatë, deri në fund të kësaj jave, politikanët në të dy anët do të vazhdojnë me konfliktet si për çështjet e së kaluarës, ashtu dhe mbi çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen, ndërsa votuesit janë duke menduar për atë që mund të jetë votimi më i rëndësishëm në jetën e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button