Ndalet shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Masat shtesë që kanë prekur takimin Shqipëri-Serbi në radhë të parë shitjen e biletave. Prej kohësh ato nuk janë në shitje dhe do të qëndrojnë të bllokuara. Urdhër ky i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nuk dihet nëse do të ketë në shitje bileta, por gjasat janë që ato të mos shiten fare. Po kështu mësohet se në ditën e fundit të takimit nuk do të shitet asnjë biletë, transmeton shekulli.

Listat do të jenë në polici dhe gjasat që elementë të veçantë të mos futen në stadium janë të mëdha. Pritet që 7-8 tetori të jenë dy ditë të blinduara në aksin Tiranë-Elbasan.

Lajme të ngjashme

Back to top button