Planet e Izraelit për xhaminë AL-AKSA

Drejtori i Fondacioneve të Jerusalemit, Azzam al-Hatib tha se izraelitët po bëjnë shkelje të reja në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency.

Hatib theksoi se për shkak të heshtjes së botës arabe dhe islame, Izraeli është duke kryer përçarje në xhami dhe se “ekstremistët të cilët e mbështesin qeverinë e Netanjahu-t kanë qëllim ta demolojnë xhaminë Al-Aksa dhe të ndërtojnë tempullin e madh hebrenj”, tha ai.

Për shkak të sulmeve të shpeshta nga ana e banorëve izraelitë ndaj xhamisë Al-Aksa në intervistën e tij për AA e paralajmëroi botën islame. Ai theksoi se hebrenjtë me prirje ekstreme do të vazhdojnë me sulme dhe shkelje kundër xhamisë Al-Aksa që ta demolojnë dhe ta ndërtojnë shenjtoren e madhe hebreje.

Hatib tha se gjatë qeverisjes së Netanjahu-t nga viti 2009 e deri më tani numri i shkeljeve është rritur dhe se “Vetëm gjatë vitit 2015 me mbështetjen dhe shoqërimin e forcave të sigurisë izraelite 7500 banorë kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa dhe po ashtu 150 mijë turistë hebrenj e kanë shoqëruar këtë shkelje. Këta banorë janë mbështetësit e krahut të djathtë ekstrem të Netanjahu-t”, tha ai.

Hatib theksoi se banorët hebrenj me këto shkelje janë duke krijuar një ‘perceptim’ të ri dhe se qeveria Izraelite prej tani ka krijuar një ndarje fizike mes faltoreve të Muslimanëve dhe Hebrenjve në kompleksin Al-Aksa.

“Në dy javët e fundit policia sipas urdhrave të marra nga qeveria i ndaloi gratë, burrat dhe fëmijët të cilët janë nën moshën 40 të hyjnë para orës 11 në xhaminë Al-Aksa. Kjo na tregon se si është duke vepruar qeveria izraelite në këtë vend të shenjtë. E gjithë kjo është duke ndodhur për shkak të heshtjes së botës arabe dhe islame” theksoi Hatib.

“Qeveria izraelite është në mbështetje të grupeve djathtiste”

Theksohet se në periudhën prej viteve 2009 e deri më 2015 nën udhëheqjen e Netanjahu-t partitë djathtiste janë duke i mbështetur financiarisht ekstremistët hebrenj të cilët kanë marrë pjesë në shkeljet të kryera ndaj xhamisë Al-Aksa.

Gjithashtu edhe eksperti Zijad Hammuri i mbështet pretendimet për veprimet provokuese gjatë shkeljes së xhamisë dhe se me demolimin e xhamisë duan të ndërtojnë tempull hebraik.

Hammuri theksoi se këto shkelje janë duke u mbështetur nga ana e qeverisë izraelite dhe se “I analizova organizatat si Rabbis of the Temple Mount, Women of the Temple Mount, The Temple Mount Faithful, Kahana Chai, Kach and Lahiva. Të gjithë në mënyrë të hapur kërkojnë që të shkatërrohet xhamia Al-Aksa. Djathtistët ekstrem janë duke ëndërruar “Tempullin e Solomonit” të cilët janë duke u mbështetur financiarisht nga ana e qeverisë izraelite” theksoi ai.

“Disciplina Talmudiste”

Hammuri shkelësit i karakterizoi si grupe djathtistë të cilët i përkasin disiplinës Talmudiste dhe të cilët e refuzojnë Teuratin. Hammuri tha se përskaj librit të shenjtë të hebrenjve, Teuratit, Talmudi është ideologji ende e përkrahur nga disa Rabin separatistë.

Një ekspert tjetër Xhemal Amr i cili e mbështet këtë pikëpamje të Hammuri-t tha se ka parë shembuj nga ritualet e tyre gjatë shkeljeve. “Nëse ka nevojë për të ilustruar anëtarët e Talmudit besojnë se ndërtimi i Tempullit të Solomonitë është urdhër i Zotit” tha ai.

Amr duke treguar se Talmudi ka disiplina të veçanta arsimore, tha se në këtë disipline mësohen superioriteti i hebrenjve, raca superiore, dhunë ndaj atyre të cilët nuk janë hebrenj, transmeton Arbreshi.

Amr potencoi se xhamia Al-Aksa është vendi i tretë i shenjtë për muslimanët pas Mekës dhe Medines dhe se hebrenjtë duan ta ndërtojnë tempullin e Solomonit të cilën mendohet se është rrënuar në kohën perandorisë romake.

Qeveria i mbështet banorët Hebrenj

Theksohet se janë ndarë dhjetëra miliona dollarë nga ana e qeverisë izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të hebrenjve në Bregun Perëndimor dhe në rrafshnaltën e Golan-it.

Anëtari i këshillit për monitorimin e kolonive hebrenje Gassan Daglas theksoi se 62 milionë dollarë të buxhetit të qeverisë Izraelitë të vitit 2015 janë ndarë për ndërtimet në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor. Daglas tha se kjo është mbështetje e hapur për pushtuesit e xhamisë Al-Aksa dhe se “Anëtarët dhe hahamët e partive djathtiste e marrin pjesën e tyre nga kjo mbështetja” theksoi ai.

Më 13 shtator 50 banorë hebrenj të shoqëruar nga Ministri Izraelit i Bujqësisë për festën “Rosh Hashanah” e cila konsiderohet si viti i ri i hebrenjve hyrën në xhaminë Al-Aksa. Në shenjë proteste kundër këtij sulmi, palestinezët të cilët protestuan, ushtarët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Gjatë operacionit një numër i protestuesve u plagosën duke përfshirë edhe gra.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button