Prokuroria publike me godinë të re

Është lëshuar sot në përdorim godina ku do të vendoset Prokuroria Publike Themelore, Prokuroria Supreme dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë. 

Godina, që është pjesë e projektit “Shkup1 2014”, kap vlerën prej 13 milionë eurosh dhe i jep fund qirasë së shtrenjtë që kanë paguar këto institucione në 20 vitet e fundit, në mungesë të objekteve të tyre. 

“Me ndërtimin e godinës, institucionet të cilat do të vendosen nuk do të paguajnë qira të lartë për t’u vendosur në hapësira të tjera. Prokurorët Publikë, si bartës më të mëdhenj të veprimtarisë publike, nuk do të punojnë më nga dy ose tre në një zyrë të njëjtë, ndërsa ofron edhe kushte moderne për udhëheqje në kohë dhe efikase të procedurës penale”, ka deklaruar Gruevski.

Godina disponon me hapësira të mjaftueshme për të marrë në pyetje të dyshuarit, dy salla konferencash, një hapësirë për avokatët dhe për takimet e tyre me klientët, një restorant dhe kafe-bar për të punësuarit.

“Kushtet e këtilla do t’i mundësojnë Prokurorisë Publike punë shumë më efikase dhe më të sigurt në obligimet e përditshme dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si një qëllim yni gjatë përgatitjes s projektit”, ka theksuar kryeministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button