Kapen 114 kilogram marihuanë

Një shtetas nga Maqedonia është arrestuar në kufirin e Kapshticës mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi që në pjesën e pasme të veturës zyrtarët kufitarë kanë gjetur 114 kilogram marihuanë.

Identitei i shtetasit maqedonas nuk bëhet i njohur, përveç marihuanës në veturë, janë marrë edhe telefoni mobil, vetura, dy karta mobile dhe 90 euro.

Marihuana ka qenë e paketuar në 104 paketime.

I arrestuari do të gjykohet për tregti më lëndë narkotike. Marihuana është me prejardhje nga Shqipëria ndërsa si pikësynim ka pasur tregun grek.

Lajme të ngjashme

Back to top button