Ja kush nuk do ta paguaj tarifën 5 euro në Rrugën e Kombit

Pagesa prej 5 eurosh nëçdo kalim për automjetet në Rrugën e Kombit do të jetë me kategorizim, ku jo çdokush që kalon në këtë rrugë do të paguajë këtë tarifë.

Kategorizim veçanërisht do të ketë popullsia vendëse, pikërisht ajo e Kukësit, Hasit, por edhe e Tropojës, që e kanë këtë rrugë jetike për të realizuar aktivitetin normal jetësor e ekonomik.

Kështu që banorët e këtyre zonave nuk do të jenë targeti i vendosjes së kësaj tarife, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Transporteve e infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në prag të shpalljes së kompanisë që do të marrë me koncesion autostradën Milot-Kukës-Morin.

Lajme të ngjashme

Back to top button