Këto janë seancat që u ndërprenë nga opozita (VIDEO)

 

Aksion i sotëm i Opozitës, gjuajtja me vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, nuk është i vetmi që ka ndërprerë seancën e Kuvendit të Kosovës ndonjëherë.

Deputetët opozitarë edhe në raste tjera kanë ndërmarrë veprime të ngjashme, njofton Klan Kosova.

Madje, jo më larg se javën e kaluar, ata i bllokuan mikrofonin kryesuesit të seancës, Sabri Hamitit.

Arsye e ndërprerjes së seancës ishte mungesa e kryeministrit Mustafa, i cili nga opozita kërkohej për raportim në Kuvend, rreth nënshkrimit të marrëveshjeve me Serbinë, në Bruksel.

Rast tjetër të bllokimit të seancave është edhe ai i 27 prillit të vitin 2013, kur Vetëvendosje, pa pjesën tjetër të opozitës, nuk dëshironte të lejonte votimin e marrëveshjes së 19 prillit, të arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, për normalizim raportesh mes dy vendeve.

Videoja e mëposhtme tregon këto tre raste, dhe se si ndodhi gjithçka në të tre situatat, në seancën e sotme, atë para një jave dhe me 27 prill, 20113.

Lajme të ngjashme

Back to top button