Në Kuvendin e Kosovës, opozita e gjuan me vezë Isa Mustafën (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e së martës të Kuvendit të Kosovës  ka filluar të raportojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë më 25 gusht të sivjetmë. Përkundër përpjekjes për të raportuar, Mustafa u pengua ngase deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje filluan të hedhin ve në drejtim të tij.

Mustafa duke iu referuar seancës së kaluar, shpjegoi se “ai nuk ka raportuar herën e shkuar ngase ka dëshiruar që prezent në seancë të jenë edhe ata që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve”, pra edhe deputetët e Vetëvendosjes që e kishin bojkotuar ate.

Ai po ashtu, tha se kjo pako është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button