Gjykata: Mjeku Adil Mustafa u burgos për veprën “mashtrim kreditor”

13.30- Mjeku dhe afaristi, pronari i spitalit “Shëndeti”, Adil Mustafa është liruar nga burgu pasi që ai ka paguar shumën e nevojshme për të qenë në liri, diku rreth 1700 euro, njofton Portalb.mk. Ai kaloi një natë në Burgun e Tetovës.
*********************************************************************************************

Mjeku dhe afaristi, pronari i spitalit “Shëndeti”, Adil Mustafa gjendet në burgun e Tetovës dhe po vuan dënimin për veprën “mashtrim kreditor” thonë për Portalb nga departamenti për marrëdhënie me publikun i Gjykatës Themelore në Tetovë. Vendimi i Gjykatës kundër Adilit është marrë që në vitin 2013 dhe duhet ta vuajë 170 ditë, thonë nga Gjykata Themelore ndërsa mbrëmë ai është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifoski konfirmoi rastin duke thënë se ai është arrestuar në Qafë Thanë pasi për të figuron flet-arresti që nga viti 2013 ndërsa nuk është dërguar në policinë e Tetovës por në stacionin e Strugës dhe më pas në Burgun e Tetovës.

Nga Gjykata dhe nga policia nuk përgjigjen në pyetjen e Portalb “pse arrestimi ka ndodhur ditën e djeshme, pikërisht pas konferencës së Adilit së bashku me Borçe Çupetreskin para spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë?”

Në këtë konferencë Adili akuzoi disa banka për manipulime dhe parregullsi të ndryshme me shkelje ligjesh ndërsa zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri për korrupsion dhe krim të organizuar.

Portalb kontaktoi me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri i cili shkurt për redaksinë tonë tha se “nuk i komenton shpifjet e tilla.”

Sipas Adilit, Xhaferri i kishte pamundësuar lidhjen e kontratës me Fondin e Shëndetësisë dhe për përfitime personale apo dikujt tjetër është bërë mbrojtësi monopolit të afaristëve maqedonas dhe duke mos lejuar që shqiptarët tu bëjnë konkurrencë bizneseve të afërta me VMRO DPMNE. Me këtë Adili thotë se e ka dëmtuar shumë atë dhe spitalin VITA.

“Kështu marrëveshja ishte për një kredi prej 1 milion e 650 mijë euro, dhe banka në fillim miraton vetëm 650 mijë euro, dhe për pjesën tjetër pati mashtrime ne vlerësime, mito e shantazhe. Kredia ishte miratuar duke pasur si hipotekë spitalin si garanci me një vlerë prej rreth 10 milionë euro. Kjo situatë zgjati deri në vitin 2009 dhe ne në këtë periudhë ishim viktima të mashtrimeve, nënvlerësimeve, shantazhit nga drejtuesit e kësaj banke dhe mos respektimit të marrëveshjes së firmosur” tha të hënën Adili.

Ai shtoi se  ka pasur premtime nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti se do të ndihmojë realizimin e projektit, mirëpo pengesat më pas kishin vijuar në Qeveri pikërisht nga Xhaferri.

LEXO: Pse nuk punon Spitali i parë provat shqiptar “Shëndeti” në Reçicë -Tetovë?!

Lajme të ngjashme

Back to top button