Joe Biden për President?

Persona të afërt me zëvendëspresidentin Joe Biden, thonë se ky i fundit mund të jetë një kandidat potencial për ta sfiduar ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton në garën presidenciale të vitit 2016.

Reporeti i NBC-së, Chuck Todd, ka cituar burime anonime të kenë thënë se “është bashkëshortja e Biden e cila është 100 për qind e gatshme ta ndihmojë Bidenin në fushatën presidenciale”.

Edhe Wall Street Journal më herët ka raportuar se Biden “është më shumë pro kandidimit në garën presidenciale”.

Zyra e zëvendëspresidentit amerikan, ende nuk i kanë mohuar informacionet e tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button