Nga e hëna ditë të hapura në Kadastrën e Shkupit

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, javën e ardhshme, nga e hëna deri të premten, në Qendrën për Kadastra të Patundshmërive ­në Shkup, organizon ditë të hapura për banorët nga komunat Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj.

Qytetarët do të mund të drejtohen për informacion apo zgjidhje të problemit nga 28 shtatori deri më 2 tetor prej orës 2 deri më orën 17, ndërsa paraprakisht duhet t’i caktojnë afate kohore me ekipet e Kadastrës çdo ditë prej orës 9 deri në orën 16 në numrat e telefonit 3097­300 dhe 3097­337.

“Nga ky vit së bashku me ekipet profesionale të kadastrës do të jenë edhe ekipet nga Drejtoria për Punë Pronësore Juridike, me qëllim që qytetarët të munden menjëherë ta zgjidhin problemin, apo ta fitojnë informacionin e nevojshëm. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë çfarëdo paqartësie lidhur me kadastrën të vijnë dhe t’i tejkalojmë bashkarisht” thuhet në kumtesën nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive.

Lajme të ngjashme

Back to top button