Dita ndërkombëtare e vajzës, 98% e vajzave në Maqedoni ndjekin arsimin

Me iniciativë të Kombeve të Bashkuara sot shënohet Dita ndërkombëtare e vajzës, qëllimi i së cilës është të tregojë rëndësinë e të drejtave të vajzave, por edhe të theksohen sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për realizimin e këtyre të drejtave.

UNICEF-i dhe partnerët e saj, siç është theksuar në deklaratën e përfaqësuesit Bertrat Demulen, me rastin e kësaj dite, janë të vetëdijshëm se vajzat kanë potencial të realizojnë ndryshime të vërteta, por megjithatë në botë 31 milionë vajza të moshës për në arsim fillor ende nuk shkojnë në shkollë.

Në Maqedoni vajzat janë njejtë të përfaqësuara në arsimin fillor, si edhe djemtë. Të dhënat më të reja tregojnë se 98 për qind e djemve dhe vajzave vizitojnë arsim fillor.

Sipas tij, për shkak të stereotipeve të rrënjosura gjinore në vend, edhe mëtej disa vajza e kanë të pamundur që tërësisht ta kryejnë arsimin e tyre, siç edhe  mëtej ka gra të cilat hasin në pengesa kur duan të marrin pjesë në tregun e punës dhe jetën politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button