Qeveria: Ndërtimi i autostradave, shumë punë për kompanitë vendore

Ndërtimi i autostradave të reja Shkup – Sveti Nikole – Shtip dhe Kërçovë-Ohër do të realizohet me kredi jashtëzakonisht të volitshëm përmes Eksim bankës kineze, me afat të pagesës prej 20 vite, pesë vite grejs periudhë dhe normë interesi prej 2 për qind pikë.

Këtë e kumtuan pasdite në konferencë për shtyp në Qeveri zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, duke i transmetuar vendimet nga seanca e sotme e Qeverisë për ligjet e miratuara për realizim të projekteve për autostradat.

Ndërtimi i autostradave, sipas Peshevskit dhe Janakieskit, do të kontribuojë për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të shtetit, fillimisht vende të reja të punës për qytetarët e Maqedonisë dhe shumë punë për sektorin e ndërtimtarisë gjatë katër viteve të ardhshme, periudhë në të cilën do të zgjasë ndërtimi.

Qeveria i ka miratuar ligjet për realizim të objekteve infrastrukturore për pjesët e autostradave dhe propozim-marrëveshjet me kompaninë e ndërtimit. Ministri Janakieski informoi se realizuesi kryesor i punëve ndërtimore do të jetë i detyruar të angazhojë nënrealizues nga Maqedonia për të paktën 49 për qind të punëve të parapara, ndërsa gjithashtu edhe të furnizojë të paktën 49 për qind të materialeve të ndërtimit nga Maqedonia.

Realizuesi dhe nënrealizuesi gjatë ndërtimit duhet të angazhojë minimum 51 për qind shtetas të Maqedonisë.

Autostrada e parë që do të ndërtohet në relacionin Shkup-Sveti Nikole-Shtip do të kushtojë 206 milionë euro, ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër 374 milionë euro.

Në marrëveshje ka edhe dispozitë me të cilën janë paraparë dhjetë për qind për punë të pa parashikuara plotësuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button