Ronaldo pas Real Madridit do të luajë në SHBA

Ronaldo ka deklaruar se futbolli në SHBA po përmirësohet dhe shpreson që një ditë do të luajë atje, transmeton Top Channel.

“SHBA është një vend i mrekullueshëm. Këtu ekzistojnë kushtet për të luajtur, në futboll të gjithë po bëjnë më të mirën e mundshme, por gjërat mund të përmirësohen akoma më shumë. Nëse unë do të kem mundësi, atëherë jam gati të jap kontributin tim në këtë pikë. Shpresoj që një ditë të vij dhe të luaj këtu”, tha Ronaldo në një intervistë për “World Football Challenge”.

Deklarata e Ronaldos vjen pas asaj të agjenti të tij, Jorge Mendes, i cili kishte thënë se pas përfundimit të aventurës me Realin, lojtari karrierën do ta vazhdojë në SHBA. Për portugezin e interesuar mbetet edhe PSG.

Lajme të ngjashme

Back to top button