Spanja kampione e Evropës në basketboll

Reprezentacioni i Spanjës është kampioni i ri evropian pasi që në finale e mundi Lituaninë me 80:63 (19:8; 22:25; 19:10; 20:20). Për Spanjën kjo është medalja e tretë e artë në kampionatet evropiane, ndërsa Lituania pas finales në vitin 2013 sërish e fitoi medaljen e argjendtë.

Avantazhin vendimtar “furia e kuqe” e bëri në 10 minutat e parë, kur pati edhe epërsi dyshifrore. Atë dallim Spanja e ruajtu deri në fund të ndeshjes.

Lojtari më i mirë në finale ishte Pau Gasol me 25 pikë dhe 12 kërcime.

Reprezentacionet e Spanjës dhe të Lituanisë siguruan edhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në Lojërat olimpike në Rio.

Në ndeshjen për vendin e tretë Franca mundi Serbinë me 81:68.

Lajme të ngjashme

Back to top button