Edhe Reali pas Januzajt

Real Madridi është ekipi i fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, shqiptarit Adnan Januzaj, shkruajnë mediat belge.

Sipas ueb-faqes sportive “Voetbalnieuws” ekipi madridlen ka përgatitur një ofertë për mesfushorin shqiptar dhe synon të arrijë marrëveshje me lojtarin deri në fund të këtij viti.

Januzaj, 18-vjeçar, ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni, por ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës që tashmë i është ofruar nga klubi anglez.

Ai këtë kampionat po shfaq lojëra të mira dhe ka arrit të shënoj dy gola në tri paraqitje në Premier League angleze.

Krahas Real Madridit, interesim për transferimin e Januzajt kanë treguar edhe skuadrat e tjera të mëdha të Evropës, si Juventus, Barcelona, Bayern Munich e Manchester City.

Lajme të ngjashme

Back to top button