Juventusi shijon fitoren e parë ndaj Genoas, vetëm barazim për Romën

Skuadra e Masimiliano Allegrit, Juventusi, më në fund ka regjistruar fitoren e parë për këtë edicion duke e mposhtur Genoan me rezultat 2:0.

Golat për kampionët e Italisë i shënuan, autogol portieri Eugenio Lamanna dhe Paul Pogba nga pika e bardh.

Në anën tjetër Roma nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë para tifozëve të vetë ndaj Sassuolos duke barazuar me rezultat, 2:2.

Golat për Romën i shënuan Totti dhe Salah derisa për mysafirët shënuan Gregoire Defrel dhe Matteo Politano.

Pas kësaj fitoreje Juventusi gjendet në pozitën e 12’të me katër pikë derisa Roma mban pozitën e tretë me tetë pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button