Rikthehet Arbana Osmani, ja programi që do të prezantojë

Pas më shumë se një viti larg ekranit, pyetja e publikut ishte “A do të rikthehet Arbana Osmani?” Dhe përgjigjen ajo e dha vetë pas një fotoje të publikuar së fundi së bashku me Rezart Agën, në profilin e saj në Instagram, pas së cilës lindi një pyetje tjetër: “Çfarë do të drejtojë?”. Prezantuesja e Top Channel do të rikthehet në ekran me një program të ri, “I can do that”, i cili do të nisë transmetimet në fund të muajit tetor.

E pyetur nga “Panorama”, Arbana thotë se: “Spektakli do të zgjasë 12 javë dhe numrat që do të ekzekutohen nga pjesëmarrësit do të jenë spektakolare, të specifikave të ndryshme, por edhe që kërkojnë aftësi fizike superiore.” Vetë prezantuesja shton se asaj i pëlqen shumë ky format dhe po ashtu i pëlqen të punojë me Rezart Agën, me të cilin ka punuar shumë vite edhe në Big Brother dhe e vlerëson shumë si profesionist. “I can do that” është një reality comedy nga kompania izraelite “Armoza Formats”, në formulën e së cilës përfshihen 8 personazhe që do të garojnë mes tyre për një kauzë bamirësie, pra çmimi i madh do të shkojë për njerëz në nevojë.

Të vendosur pranë njëritjetrit, personazhet e famshëm do të sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik, që nuk i përket fushës së tyre, por që secili e merr përsipër duke thënë: “Unë mund ta bëj”.

Konkurrentët do të zgjedhin numrin e tyre dhe do të performojnë nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e vështirë të shkallëve në studio. Emrat e personazheve nuk janë vendosur ende, por kriter bazë për përzgjedhjen e tyre do të jetë jo vetëm karriera artistike, si personazhe të njohur të televizionit dhe skenës, por edhe aftësia për të përballuar performanca të nivelit ekspresiv, siç e kërkon kjo garë. Ajo që dihet është që do të jenë figura me vlerë, disa prej të cilëve janë vetofruar për të qenë pjesëmarrës.

Arbana Osmani do prezantojë një spektakël të ri
Arbana Osmani do prezantojë një spektakël të ri

Lajme të ngjashme

Back to top button