Strugë, spitali ka gjendjen e mjerueshme

Spitali i përgjithshëm në Strugë ka nevojë për renovim urgjent. Të paktën një nga pjesët e tij, është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Godinat e tij janë të vjetra më shumë se 6 dekada, njofton Alsat-M.

Spitali për momentin nuk është në planet e shtetit për renovim, e aq më pak, ndonjë plan për spital të ri, edhe pse në të, kurohen më shumë se 10 mijë pacientë në vit, jo vetëm nga rreth e rrotull qytetit, por edhe nga Shqipëria fqinje.

Ndërkohë Qeveria paralajmëroi ndërtimin e një Qendre të re Klinike në Shtip dhe rikonstruimin e spitalit ortopedik “Shën Erazmo” në Ohër. Drejtori i spitalit thotë se nuk është kundër këtyre projekteve, por pyet përse Struga është lënë në fund.  Disa nga repartet e spitalit punojnë në kushte të papërshtatshme dhe në baraka tepër të vjetra.
Nga spitali thonë se kanë dorëzuar disa herë projekt për rinovimin e spitalit aktual, ndërtim të një objekti të ri ose zhvendosjen e spitalit në ndonjë vend tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button