Fituesi i Kupës së Botës,Mario Goetze do të shesë atletet e tij për të ndihmuar refugjatët

Mario Goetze nga Bayern Munich, goli i të cilit gjatë kohës shtesë i dha fitoren Gjermanisë kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës të vitit të kaluar, do të rrisë fondet për të ndihmuar refugjatët dhe emigrantët në Gjermani duke i vendosur në ankand atletet e tij, ku vërehet mbishkrimi: ‘#refugeeswelcome’, raporton RT, transmeton Portalb.

23-vjeçari shënoi golin e dytë të Bayern Munichut, ndërsa mbante veshur pikërisht atletet  me mbishkrim, të mërkurën kur Bayern Munich shënoi fitoren 3-0 kundër Olimpiakos,  në grupin F të Ligës së Kampionëve. Goetze i kishte veshur të njëjtat atlete përsëri në ndeshjen e së shtunës në Bundesligë, në të cilën Bayern Munich mposhti Darmstadt me rezultat 3-0,transmeton Portalb.

“Lojë në Darmstadt-in e pamposhtur dhe duam tri pikë”-Goetze ka shkruar në profilet e tij në rrjetet sociale. “Unë do të luajë me atletet e mia ‘#refugeesëelcome’ përsëri, që do t’i vendos në ankand në fund të shtatorit,”– shtoi ai.

Me rritjen e krizës së refugjatëve në Evropë, klubi më i madh i futbollit gjerman ka ofruar ndihmë me bujari. Më herët në këtë muaj, Bayern Munich premtoi se do të mirëpresë kampet e trajnimit për fëmijët, duke iu ofruar atyre ushqim, pajisje futbolli dhe mësim të gjuhës gjermane. Kampionët gjermanë kanë premtuar gjithashtu 1.000.000 € për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes së turmën e azilkërkuesve në Gjermani./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button