Kompjuteri më i shpejtë në botë do të operojë si truri i njeriut

Një grup i madh i shkencëtarëve dhe studiuesve është duke punuar për të zhvilluar kompjuterin më të shpejtë në botë, që do të operojë si truri i njeriut.

Projekti i Trurit të Njeriut (The Human Brain Project), i cili nisi të hënën në një konferencë në Zvicër, përbëhet nga 135 institucione shkencore dhe entitete qeveritare për të krijuar trurin e kompjuterit. Projekti do të kushtojë rreth 1.6 miliardë dollarë.

Kompjuteri nën zhvillimin do të jetë 1,000 herë më i shpejtë, se kompjuterët më të shpejtë që ne përdorim sot. Faza e parë e projektit, e cila pritet të zgjasë rreth një dekadë, është menduar për të kuptuar më mirë funksionet e trurit të njeriut. Tjetra, studiuesit janë duke shpresuar për të kuptuar se si ne mësojmë, mendojmë, shohim dhe dëgjojmë.

Aktualisht, harduerët brenda një kompjuteri arrijnë një shpejtësi prej një katrilion operacione për sekondë. Këta kompjuterë të shpejtë do të kërkojnë forma të reja të memories dhe do t’i detyrojnë shkencëtarët për të zhvilluar teknika të reja të memories. Projekti është ende në fazat e tij fillestare të planifikimit. Truri është aq kompleks sa universi; ai përmban një numër të neuroneve të krahasueshëm me numri i yjeve në galaktikën e Rrugës së Qumështit.

Lajme të ngjashme

Back to top button