“Me barkun zbrazët nuk bëhet sport”

Partia për emancipimin e romëve ka reaguar pas vënies së gurthemelit për sallë sportive në Shuto Orizare, e cila- siç thonë nga partia, nuk do të ndërtohet në 5 vitet e ardhshme.

Ata thonë se romëve iu duhen vende pune dhe jo salla sportive.

“Zotëri kryeministër, nuk bëhet sport me barkun zbrazët! Populli në Shuto Orizare është pa punë, andaj në vend të sallës ka nevojë për investues për ndërtimin e fabrikave që të punësohen njerëzit. Dimri po vjen, populli nuk ka pare të blejë drunj, por juve kjo nuk u intereson, … Fundi po ju vjen, do të presim edhe pak”, thuhet në reagimin e partisë rome për emancipim.

Lajme të ngjashme

Back to top button