Papa viziton Kubën: Afrimi me SHBA-në, ti shërbejë mbarë botës si shembull i pajtimit

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku mbërriti për një vizitë në Kubë, dhe në fillim të vizitës i bëri thirrje qeverisë dhe popullit të Kubës dhe SHBA-ve për të vazhduar procesin e afrimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve, raporton Anadolu Agency (AA).

“U bëj thirrje zyrtarëve politikë të Kubës dhe SHBA-ve të ngulmojnë në rrugën e afrimit dhe të përdorin të gjitha burimet dhe të bëhen shembull i procesit të pajtimit për të gjithë botën”, tha Papa pas mbërritjes në Kubë.

Në kuadër të turneut historik, kreu i Vatikanit do të vizitojë edhe SHBA-në.

Sot Papa Françesku do të mbajë meshën në Sheshin e Revolucionit në Havanë, dhe është planifikuar të takohet me presidentin kuban Raul Castro.

Në Sheshin e Revolucionit pritet te mblidhen rreth një milion njerëz, duke përfshirë më shumë se tre mijë të ftuar. Në mesin e zyrtarëve që kanë njoftuar praninë e tyre është edhe presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner.

Gjatë vizitës së tij, Papa do të takohet me të rinj kubanë. Kjo është një mundësi që përmes bashkëbisedimit, të inkurajohen të rinjtë kubane dhe të promovohet Kuba si ishull i pajtimit dhe jo shembullit të izolimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button