Shpërthim në një autobus në Aksaray të Stambollit, plagosen 26 policë

Si pasojë e shpërthimit të sebratorit të një autobusi të Drejtorisë së Policisë të Departamentit të Forcave të Rendit Publik në rajonin Aksaray të Stambollit numri i të plagosurve rritet në 26 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se sebratori i gazit i autobusit i cili po transportonte policët në drejtim të Yenikapi për të marrë masat e sigurisë në mitingun “Miliona frymë njëzëri kundër Terrorizmit” i organizuar nga Platforma Solidariteti Civil ka shpërthyer në afërsi të qendrës Aksaray, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 20 policë dhe 6 policë bashkiakë.

Theksohet se autobusi teksa ishte në drejtim të bulevardit “Namik Kemal” pjesa e sipërme e tij është përplasur me një mbikalim, ku si pasojë e aksidentit ka ndodhur dhe shpërthimi në sebratorin e gazit.

Pas hetimi të kryer ekipet e zjarrfikëses kanë larguar nga vendi i ngjarjes autobusin.

Lajme të ngjashme

Back to top button