Protesta nesër para Parlamentit të Maqedonisë

Iniciativa qytetare për sjelljen e “Ligjit për amnisti për të burgosurit”, edhe sot ua përkujton, se të hënën do të kërkojë përgjigje pozitive nga kryetari i Kuvendit për njohjen e Lëvizjes Qytetare në nivel shtetërorë për mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për sjelljen e ligjit për amnisti brenda afatit ligjor, njofton Portalb.mk.

Pas reagimit të një pjesës së shoqërive civile, edhe deputeti i përbërjes qeveritare Pavle Trajanov, thotë që ka shkaqe të arsyeshme për sjelljen e ligjit të ri për amnisti. Deputeti Pavle Trajanov thotë që vendimi ligjor duhet t’i referohet edhe gjendjes aktuale me refugjatët apo personave që janë të dyshuar ose të akuzuar për bartje joligjore të refugjatëve, sepse tani ai proces është i dekriminalizuar, njofton 24Vesti.

Në ndërkohë, tanimë për të tretën ditë, një pjesë e të burgosurve në Shtip dhe Idrizovë janë në grevë urie. Në një telefonatë për “24Vesti”, njëri nga të burgosurit ka deklaruar se ushqimin do ta refuzojnë derisa nuk sillet për rishikim ligji për amnisti te deputetët.

Nga familjarët e të burgosurve, thonë që nëse ligji për amnisti për tre dit nuk hyn në procedurë parlamentare, me tenda do të protestojnë para Parlamentit. Në Maqedoni, amnistimi i fundit i përgjithshëm është bërë në vitin 1999.

Lajme të ngjashme

Back to top button