Një grupim danez ka njoftuar se do të shfaqë karikatura të Profetit Muhammed

Një grup anti-islamik nga Danimarka, ka thënë se do të shfaqë karikatura të Profetit Muhammed më 26 shtator në Kopenhagen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do ta bëjmë këtë pasi që askush nuk ka guximin të shfaqë ato karikatura”, tha në një deklaratë për radion publike, Anders Gravers Pedersen, kryetar i organizatës “Ndal Islamizimin e Danimarkës”.

“Shtypi në Danimarkë nuk dëshiron të publikojë këtë. Mësuesit nuk i shfaqin, kur flasin për problemin me karikaturat. Ky është një problem i madh për lirinë e shprehjes”, tha Pedersen.

Përshkrimi vizual i Profetit Muhammed, për shumicën e muslimanëve konsiderohet vepër ofenduese. Në muajin maj, dy persona u qëlluan për vdekje nga policia pasi sulmuan ekspozitën e karikaturave në Garland të Texas-it.

Pedersen tha se do të shfaqë karikaturat pa marrë parasysh pasojat. Dhjetë vite më parë, gazeta daneze “Jyllands-Posten” publikoi karikatura të Profetit Muhammed që shaktuan demonstrata të dhunshme në shtetet muslimane anembanë botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button