Fillon punimet sot ‘Kongresi i III-të i Stomatologjisë shqiptare’

Sot, nesër dhe pasnesër në Shkup mbahet Kongresi i tretë mbarshqiptarë i stomatologjisë.
Rreth 1000 pjesmarrës pritet të jenë pjesë e Kongresit tre ditor të dentistrisë, tha Arian Daci, kryetar i Kongresit.

‘Ky Kongres organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Stomatologëve të Shqipërisë, atë të Kosovës dhe Maqedonisë. Presim diku prej 700 deri 1000 pjesmarrës të marrin pjesë. Në kongres do të ketë 20 ligjerata plenare, katër ligjerata të thjeshta, 42 prezentime orale si dhe 47 prezantime në poster. Kongresi ka karakter ndërkombëtarë, kemi mysafir professor të ftuar nga Egjipti, Spanja, Franca, Gjermania, Italia… Diku në numër janë 27’ tha Daci.

Xhelal Ibraimi, kryetar i Shoqatës së stomatologëve shqiptarë të Maqedonisë, Albstom, përshëndeti përkrahjen që institucionet shtetërore kësaj here ia kanë dhënë Kongresit.

‘Kësaj radhe një tubim të këtillë e kemi të përkrahur nga organet më të larta shtetërore, Kongresi organizohet nën patronazhin e zëvendës kryeministrit Musa Xhaferi. Kemi ftuar personalitete politike por edhe profesionale enkas për këtë Kongres’ tha Ibraimi.

Ndryshe, Kongresi i parë i stomatologjisë shqiptare është mbajtur në Tiranë në vitin 2009, Kongresi i dyte në Prishtinë në vitin 2011, ndërsa i treti tani në Holidej In-Shkup.

Kongresi ka karakter tradicional, ndërsa pas dy viteve mbahet sërish në Tiranë për të vazhduar në Prishtinë dhe Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button