Kryeministri kroat: E detyruam Hungarinë t’i pranojë refugjatët

Kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, sot deklaroi se Kroacia e ka detyruar Hungarinë t’i pranojë refugjatët dhe se këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.

“Me Hungarinë nuk kishte marrëveshje. I detyruam t’i pranojnë refugjatët kështu që i dërguam njerëzit atje, këtë do ta bëjmë edhe më tej” deklaroi kryeministri kroat gjatë vizitës në Bel Manastir, njoftoi “Jutarnji list”.

Milanoviq për problemin me refugjatët u bëri thirrje edhe Greqisë dhe Turqisë. “Problemi me refugjatët është në Greqi dhe Turqi. Përmes ishujve grekë kalojnë 75-80 për qind nga emigrantët. Kjo duhet të pengohet, BE-ja këtë duhet ta ndërmarrë” deklaroi Milanoviq.

Mbrëmë 40 policë kroat shoqëruan një tren me rreth 800 emigrantësh në territorin hungarez.

Lajme të ngjashme

Back to top button