Hapet festivali i filmit ‘Vëllezërit Manaki’ në Manastir

Aktor të njohur botëror të kinematografisë, dashamirë të filmit, politikan dhe funksionar të ndryshëm mbrëmë kanë kaluar në tapetin e kuq në Manastir ku filloi festivali i filmit dhe kamerës ‘Vëllezërit Manaki’, njofton Telegrafi.

Aktorëve të njohur Bruno Ganc dhe Aleksej Cerebjakov ju nda çmimi special Kamera e Artë 300 për kontributin e dhënë në kinema. Kinematografistët Risher Lençevski dhe Bozhidar Bato Nikoliç fituan çmimin për vepër jetësore. Hapjen e festivalit e bëri drejtori i festivalit Dimitar Nikollov-Taki.

’Më vjen mirë që ky festival është me një traditë të madhe, dhe aq i rëndësishëm për Manastirin dhe Maqedoninë, duke dhënë një kontribut më të madh do të bëjmë akoma më të madh’’ tha Nikollov

Festivali filloi me premierën botërorë të filmit ‘Llazar’ në regji të Svetozar Ristovski.

Festivali do të zgjasë 10 ditë ku do të shfaqen 215 filma nga të cilët 13 janë në konkurrencë zyrtare për çmimin e artë dhe të argjentë të Kamerës së artë 300.

Lajme të ngjashme

Back to top button