Ndihmësi i Joachim Low lavdëron Mustafin

Ndihmësi i Joachim Low, Thomas Schneider, në një intervistë për uebfaqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit (DBF), ka lavdëruar mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, duke thënë se ai është shndërruar në një lider te Valencia.

“Ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, për mua Mustafi ka zhvilluar lojë të mirë. Shkodrani e ka një rol në plan të parë në skuadër, flet shumë, është një trajner i skuadrës në fushë. Pa dyshim, është një lider i Valencias. E kryen këtë rol mjaft bindshëm”, ka deklaruar ndihmësi i trajnerit Joachim Low.

Lajme të ngjashme

Back to top button