Maqedoni, ndërkombëtarët e çojnë “ujin te mulliri”

Pengesa mund të ketë, megjithatë prezenca e faktorit ndërkombëtarë dhe vëzhgimi aktiv i saj në implementimin e marrëveshjes së Përzhinos jep shpresë se marrëveshja do të ketë sukses në aplikimin e saj, kështu thonë për Portalb njohësit e çështjeve politike në vend.

“Ato afate që janë pjesë të marrëveshjes së Përzhinos do të kryhen deri ditën e fundit. Ata nuk kanë kulturë politike ta bëjnë para kohe, edhe prokuroren speciale kanë mund ta zgjedhin para kohe po e kanë prit momentin e fundit. Tani është radha për të zgjedh ministrin e brendshëm dhe atë për punë dhe politik sociale, do të vijoj në opinion debat për ministrat e rinj, po mendoj se do të zgjidhen me kohë, para vitit të ri kryeministri do të jap dorëheqje. Ndërkaq pjesët tjera të padefinuara do të jenë pjesë e debatit politik”, shprehet për Portalb analisti Albert Musliu.

Musliu thotë se partitë tona politike nuk kanë treguar as vetëdije as kurajo ta zgjedhin çështjen e prokurorit, për këtë arsye është dashtë ndërhyrja e faktorit ndërkombëtarë.

“Të mos ishin ndërkombëtarët ne nuk do të kishim arrit as deri këtu. Megjithatë, ata nuk janë imponuar, ata ishin pjesë me thirrje të politikanëve të Maqedonisë dhe janë garancion i marrëveshjes”, përfundon Musliu.

Nga ana tjetër, Petar Arsovski mendon se mendon se mund të ketë pengesa gjatë implementimit, sepse ajo marrëveshje nuk u konvenon të gjithëve.

“Pengesa mund të ketë. Por, po e shohë se faktori ndërkombëtarë është aktiv në implementimin e asaj marrëveshje dhe mendoj se do të vazhdojë. Prandaj, mendojë se tash pikat e marrëveshjes disi do të implementohen. Kur them “disi” mendojë se disa deshën prokuror special tjetër, jo gjithmonë palët janë të kënaqura, por shtypja e faktorit ndërkombëtare do të jep fryte,” tha për Portalb Arsovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button