Propaganda nuk përbën gazetari

[Recension: Ali Ahmeti pritet tamam si komandant]

Propaganda është dëmi më i rëndë që dëmton më së shumti gazetarinë profesionale. Tentimi që përmes shkrimeve gazetareske të arrihet deri tek marketingu politik nuk përputhet me standardet profesionale.

Në pamjet që ua ofron Aktuale.mk shihet sesi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pritet nga një numër i madh i banorëve në komunën e Likovës ku mori pjesë në hapjen e sallës në këtë vendbanim shqiptar.

Ali Ahmeti pritet tamam si komandant screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ali Ahmeti pritet tamam si komandant

Data dhe koha e publikimit: 16.09.2015

Data e recensionit: 17.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Kur lexojmë këtë tekst, në fillim krijojmë përshtypjen se ai është korrekt. Kishte interes publik për ngjarjen që raportohet, sidomos pas zhvillimeve të fundit politike. Por autori i bën “autogol” artikullit të tij (vetvetes), kur paragrafin e dytë e fillon me: “Si duket kjo pjesëmarrje masive e qytetarëve rezulton sa herë që i pari i BDI-së shfaqet në evenimente të këtillë”. Fjalia e tillë lexohet si mbështetëse për kreun e BDI-së, çka gazetarit nuk i lejohet. Raportimi do të ishte korrekt nëse bazohej në shifrat e pjesëmarrësve. Nëse gazetari njoftonte se sa ishte numri i pjesëmarrësve atëherë publiku vetë do të sillte përfundimet.

Si duket kjo pjesëmarrje masive e qytetarëve rezulton sa herë që i pari i BDI-së shfaqet në evenimente të këtillë. I tillë ishte rasti ditë më parë edhe në një projekt tjetër të komunës së Bogovinës, njofton Aktuale.mk.

Teksti do të duhej të kishte më shumë njoftime rreth mesazheve që dha kreu i BDI-së dhe jo të përqendrohej vetëm tek numri i pjesëmarrësve. Publiku ka interes të dijë se çfarë thonë politikanët, sidomos në një zonë e cila ishte në qendër të vëmendjes.

Gazetari gjithashtu do të duhej të përmendte projektet e parapara për këtë zonë dhe sa prej tyre janë realizuar deri më tani. Publikut, çdoherë pasi të lexoj një lajm, i lindë interesimi se çfarë do të ndodh më pas. Një informacion shtesë në këtë drejtim, do të nxiste lexuesin për besueshmëri dhe do të ishte më i informuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button