Beyonce sjell “Runnin (Lose It All)”

Beyonce sapo ka publikuar këngën e re “Runnin”(Lose It All), një bashkëpunim me Arrow Benjamin dhe producentit Naughty Boy .

Ky projekt muzikor, i paralajmëruar prej disa kohësh, u publikua nga vetë producenti britanik, në kanalin zyrtar në YouTube. Ndërsa në një postim në Twitter ai u shpreh tepër entuziast për bashkëpunimin me divën Bey.

Naughty Boy, emri i vërtetë i të cilit është Shahid Khan, qëndron prapa hiteve si “La La La” të Sam Smith, apo “Lifted” të Emeli Sande.

Pak muaj më parë, 31 – vjeçari ishte në qendër të vëmendjes pas zënkës në Twitter me vokalistin e grupit One Direction, Louis Tomlinson dhe më pas me Zayn Malik.

Lajme të ngjashme

Back to top button