Edhe 46 vullnetarë të rinjë amerikan arrijnë në Maqedoni

Edhe 46 amerikanë do t’i bashkangjiten grupit elitar prej më shumë se 500 qytetar të Amerikës që kanë ardhë në Maqedoni që nga viti 1996 për të shërbyer si Vullnetar të Korpusit të Paqes. Vullnetarët që do të arrijnë të dielën, më 20 shtator në orën 11:40,  gjatë qëndrimit të tyre dy vjeçar do të punojnë në përmisimin e arsimit në gjuhën agleze, si dhe në zhvillimin e bashkësive në Maqedoni.

Drejtoresha e Korpusit të Paqes për Maqedonin, Kejtlin Kori (Kathleen Corey) dhe stafi i Korpusit të Paqes do të jenë në aeroport të dielën për të mirëpritur vullnetarët e rinjë.

Edhe 46 vullnetarë të rinjë amerikan arrijnë në Maqedoni
Edhe 46 vullnetarë të rinjë amerikan arrijnë në Maqedoni

“Është një gjë e madhe të mirëpresim edhe një grup të vullnetarëve në Maqedoni”, tha drejtoresha e Korpusit të Paqes Kejtlin Kori. “Kontributi i Korpusit të Paqes në Maqedoni ka qenë jashtëzakonisht i madhë. Është një shkëmbim i diturive ndërmjet njerëzve dhe edukimin që kanë marrë si njerëzit nga Maqedonia ashtu edhe vullnetarët, është ajo që e bën Korpusin e Paqes vërtetë të vlefshëm”.

Vullnetarët e rinjë, të cilët janë nga grup mosha të ndryshme nga 20 deri 60 vjet, do të punojnë në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe me Ministrinë për Punë dhe Politika Sociale.

Grupi i vullnetarëve të rinjë, të cilët janë grupi i 20-ti me rradhë që do të jetojnë dhe punojnë në Maqedoni, do të kalojnë 11 javët e para të tyre në një Program trajnimi përgaditor, ku do të përfshihet mësimi i gjuhës dhe kulturës maqedone dhe shqipe, si edhe do të jetojnë me familje maqedone ose shqiptare.

Në fillim të dhjetorit, vullnetarët do të vendosen nëpër bashkësi nëpër Maqedoni dhe do të fillojnë punën e tyre si specialistë për zhvillim të bashkësive dhe si arsimtarë të gjuhës angleze. Ata do të vendosen nëpër organizata lokale joqeveritare, në komuna dhe në shkolla të mesme nëpër Maqedoni, përfshirë edhe fshatra rural, dhe do të punojnë në bashkëpunim të ngusht me partnerë lokal.

Misioni i Korpusit të Paqes

Korpusi i Paqes nga Amerika është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon Kenedi. Korpusi i Paqes ka tre qëllime: të ndihmojë shtetet e interesuara në përmbushjen e nevojave të tyre me individë të trajnuar; të promovojë njohjen më të mirë të amerikanëve përmes vullnetarëve që shërbejnë; si edhe të promovojë njohjen më të mirë të popujve të ndryshën nga ana e amerikanëve. Përmes këtyre qëllimeve vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për të nxitur paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe mirëkuptim në mes njerëzve me kultura dhe trashigimi të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button