Han inkurajon dialogun politik në Maqedoni

Kam përcjell punën e grupeve punuese dhe më vjen mirë që opozita u kthye në parlament dhe në institucione, si dhe për votimin e ligjit për prokuror special- tha Johanes Han, në seancën e sotshme në Këshillin nacional për eurointegrime.

Ai theksoi se gjatë dialogut politik do të flitet edhe për sundimin e së drejtës, lirinë e medieve, pavarësinë e administratës, si dhe për deficitin buxhetor dhe papunësinë.

Sipas tij, kujdes i veçantë duhet t’i shtohet implementimit të reformave zgjedhore, të cilat do të aplikohen deri në zgjedhjet e prillit.

“Unioni evropian dhe bashkësia ndërkombëtare me vëmendje do të përcjell zgjedhjet”, potencoi Han dhe dha shpresë se Komisioni evropian do të shprehë gjëra pozitive në raport./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button