Opozita nënshkruan peticionin kundër marrëveshjeve me Serbinë (Video)

Tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA pasi krijuan bllokun opozitar një ditë më heret, sot kanë dal në sheshin Nënë Tereza ku kanë nënshkruar një peticion që përmes tij tentojnë t’i shfuqizojnë marrëveshjet me Serbinë që i ka bërë Kosova dhe duke kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se ky peticioni ka për qëllim për t’i kundërshtuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Kemi filluar me organizimin e peticionit për t’i kundërshtuar marrëveshjet e Brukselit. I bëjmë ftesë të gjithë zërave që mendojnë se këto marrëveshje janë të dëmshme, le të nënshkruajnë peticionin që të kundërshtojnë ata që po e rrënojnë vendin”, ka thënë Ymeri, raporton Indeksonline.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se marrëveshja është e dëmshme edhe politikisht, por edhe ekonomikisht, duke shtuar se ky peticion është i gjithë qytetarëve.

“Ky peticion është i gjithë qytetarëve ku secili që e nënshkruan e fuqizon kundërshtimin për marrëveshjet e dëmshme politike financiare ekonomike. I ftoj të githë të përkrahin peticionin. Ky është angazhim i përbashkët i yni”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se peticioni është një mënyrë për t`u shprehur, kur Qeveria nuk u mundëson qytetarëve mënyrë tjetër të shprehjes.

Kështu, ai i ka ftuar të gjithë që i kundërshtojnë marrëveshjet e Brukselit, të dalin e të nënshkruajnë peticionin.

“I ftojmë qytetarët të cilët i kundërshtojnë marërveshjet, të dalin e të nënshkruajnë kundërshtimmin e tyre. Peticioni përdoret kur Qeveria nuk u mundëson qytetarëve të shprehehn. Ata kanë nënshkruar pa i pyetur qytetaret tash secili t`i kushtojë një minut kohë të nënshkruajë”, ka thënë Limaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button