Pakistan, nga një sulm në xhami vriten 16 persona

Ushtria pakistaneze thotë se talebanët vranë 16 persona në një sulm ndaj një xhamie në bazën ajrore në veriperëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacionet që vijnë janë sipërfaqësore, por nga ushtria thonë se sulmuesit arritën të hyjnë në xhami, e cila ndodhet brenda bazës, ndërsa besimtarët ishin duku kryer ritet fetare.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Asim Saleem Bajwa, tha se terroristët hynë në bazë nga dy drejtime, dhe se 13 prej tyre janë vrarë pas shkëmbimit të zjarri me pjesëtarët e ushtrisë. Ai shtoi se nga shkëmbimi i zjarrit u vra edhe kapiteni i ushtrisë pakistaneze.

Lajme të ngjashme

Back to top button