Spanja e para prek finalen e EuroBasket 2015

Spanja ka mposhtur Francën në “El Clasicon” e basketbollit evropian, për t’u kualifikuar në finale të EuroBasketit 2015.
Iberikët fitoren e rëndësishme e siguruan pas përmbysjes së rezultatin në minutat e fundit, duke dërguar ndeshjen drejt kohës shtesë.

Pas tri periudhave, francezët dominonin me rezultat 56:48, por në dhjetëminutëshin e fundit spanjollët fituan me tetë pikë epërsi për të barazuar gjithçka në 66:66. Në pesë minutat e lojës shtesë, spanjollët fituan me rezultat 14:9 për të vulosur pjesëmarrjen në finale me rezultat të përgjithshëm 80:75. Në finale Spanja pret fituesin e duelit Serbi – Lituani.

Lajme të ngjashme

Back to top button