Skënderbeu fillon me humbje aventurën në Europa Ligë (VIDEO)

Skuadra shqiptare, Skënderbeu është mposhtur në Elbasan Arena me rezultat minimal 0:1 Nga turqit e Beshiktashit.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Jose Sosa në minutën e 28’të të takimit.

Në pjesën e dytë Skënderbeu kishte raste të barazonte rezultatin, por lojtarët e skuadrës shqiptare nuk u treguan të saktë para portës së Beshiktashit.

Ndeshja tjetër në këtë grup ka përfunduar në të mirë të lokomotivës së Moskës që e mposhtën si mysafirë Sporting Lisbonën me rezultat 1:3.

Lajme të ngjashme

Back to top button