“Bëhuni kreativ, bëhuni interaktiv, bëhuni ndëretnik”

Me anë të arteve skenike dhe praktikave të mira, shkollarë të mesëm në Qendrën Rinore Kulturore në Shkup, më 19 shtator (e shtunë) me fillim në ora 11, do të ofrojnë program të begatshëm edukativ dhe argëtues. Organizimi është pjesë e projektit “Bëhuni kreativ, bëhuni interaktiv, bëhuni ndëretnik”, në kuadër të Projektit të USAID për integrimin ndëretnik në arsim.

Në ngjarje do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore, komunave me të cilat bashkëpunohet, shkollat, donatorët, organizatat ndërkombëtare, si dhe të gjithë ata që janë të interesuar për konceptin e punëtorive kreative, aplikimin e artit dhe medieve sociale në përgatitjen e tyre.

Projekti ka për qëllim të forcojë pjesëmarrjen e të rinjve në dialogun ndëretnik ndërmjet shkollave dhe të ngrejë vetëdijen qytetare si dhe respektin për të drejtat e njeriut mes të rinjve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button