Ide gjeniale, si ta ruajmë baterinë e telefonave Android

Sistemi operativ Android ofron karakteristika që e bëjnë të veçantë në treg. Megjithatë shumë nga tiparet në dispozicion të pajisjeve Android mund të shkaktojnë që bateria të konsumohet më shpejtë, për këtë shkak përdoruesit e pajisjeve Android duhet të tregojnë zgjuarsi në menaxhimin e energjisë në baterinë tuaj, shkruan Blic.

1

Pyesni telefonin tuaj se çfarë përqindje të baterisë është duke përdorur. Shkoni në “Settings” >> “About phone” >> “Battery use”. Përqindja më e madhe është në ekran.

  • Gjithashtu kontrolloni “Applications”, :Running Services”. Zgjidhni shërbime të tilla si: “software update”, “email” dhë shërbime që nuk janë përdorur nga ju. Një opsion që do të thotë “Stop” zgjidhni për ti dhënë fund këtyre aplikacioneve të veçanta. Kjo e zvogëlon përdorimin e “RAM” dhe e shton jetën e baterisë

22

Përdorni në pajisje rrjetin 2G. Shkoni “Settings” >> “Wireless controls” >> “Mobile networks” >> “Use only 2G networks”. Nëse ju nuk keni nevojë për qasje në të dhëna me shpejtësi të lartë, ju mund të përdorni rrjetin celularë 2G. Ju ende do të keni qasje në të dhënat e rrjetit EDGE ose WiFi nëse është e nevojshme

3

Ndalni WiFi kur nuk është e nevojshme. Shkoni në “Settings” >> Wireless controls” >> WiFi, ose të merrni cilësimet falas. Transmetuesi i rrjeteve shpenzon mjaftë bateri në telefonin tuaj, edhe kur pajisja nuk është e lidhur në rrjet por është duke kërkuar për një bazë të rregullt

4

Ndalni “Bluetooth” kur nuk është i nevojshëm. Shkoni “Settings” >> “Wireless control” >> “Bluetooth”. Për të njëjtat arsye si WiFi që duhet ta ktheni “Off” ashtu edhe “Bluetooth” kur nuk jeni duke e përdorur

5

Ndalni GPS-in. Shkoni “Settings” >> “Security & location”. Nëse ju nuk ju keni nevojë të përdorni GPS atëherë nuk keni nevojë as ta mbani aktiv. Kujdesi ndaj aplikacioneve të ndryshme të papërdorura nga ju do ju mundësoj që ju të shtoni jetëgjatësinë e pajisjes tuaj Android

Lajme të ngjashme

Back to top button